Bale vlen 100 mln Euro

Sporti

Bale vlen 100 mln Euro

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:59

Gareth Bale priti momentin më të mirë për të bërë të ndryshonin mendje në Madrid dhe në gjithë botën. Vrapimi legjendar që dogji të shkretin Marc Bartra, i ka bërë më në fund tifozët e Realit të pranojnë që në fundit ato 100 milionë Euro të derdhura nga Florentino Perez në arkat e Tottenham, janë shpenzuar në mënyrën më të mirë. Kjo pasi Princi i Uellsit i dhuroi Kupën e Mbretit “Shtëpisë së Bardhë”. Duke ia rrëmbyer rivales me të ndier Barcelonës dhe ky është një detaj që vlen jo pak.

4’50’’ që ju deshën Bale për të përshkuar 37 metrat që shkojnë nga mesfusha në zonë, (duhet thënë që mund të jenë dhe 40 metra nëse marrin parasysh faktin se Bale ju desh të dilte jashtë kufijve në të majtë për t’u rikthyer sërish), kanë sjellë në mendjet e tifozëve, galopin e tij në “San Siro” në vjeshtën e 2010 që e bëri për të parën herë të famshëm në nivel ndërkombëtar.

Ishte ora të tregonte kush është, ishte kori i tifozëve madrilenë jashtë “Mestallas”. Nga ata që i lejojnë vetes luksin për të vërshëllyer dhe Cristiano Ronaldon është legjitime të presësh kritika për këdo, pra edhe për Bale, edhe pse uellsiani para golit fantastik në finalen e Kupës së Mbretit, kishte shënuar 19 herë këtë sezon, duke dhënë madje edhe 18 asiste. E rëndësishme është se tani tifozët e Realit janë bindur, Bale ja ka vlejtur çdo cent të 100 milionë Eurove që u paguan për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat