Ronaldo: I lumtur për fitoren në Kupë

Sporti

Ronaldo: I lumtur për fitoren në Kupë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:56

Cristiano Ronaldo bëhet gati për t’u kthyer për sfidën e revanshit me Bayern Munich në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Champions League të martën e ardhshme. Ylli portugez nuk mundi të ishte në fushë në finalen e Kupës së Mbretit të fituar 2-1 ndaj Barcelonës, por u pa gjatë gjithë kohës që e vuajti ndoshta edhe më tepër sfidën dramatike në tribunë, ndërsa pas fitores nuk ngurroi të shkonte për të ngushëlluar dhe rivalin e tij të madh Lionel Messin. Ronaldo nuk ka luajtur për skuadrën e Carlo Ancelottit që nga ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions me Borusian e Dortmundit në 2 prill, pasi fillimisht mungoi për një dëmtim në gju para se të pësonte dhe një lëndim muskular. 29 vjeçari ishte i zhgënjyer që nuk ia doli të përfshihej në skuadrën Blanco për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, por tani shpreson që të përballet me kampionët e Europës në “Santiago Bernabeu” javën e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për fitoren në finalen e Kupës. Doja të luaja dhe të ndihmoja ekipin, por shokët e mi të skuadrës bënë një punë të madhe. Unë po përmirësohem, tani nuk ndiej më dhimbje. Mund të jem në kohë për t’u kthyer të martën e ardhshme ose ndoshta edhe për sfidën e kthimit në Champions. Pak nga pak po ndihem më mirë dhe ajo që dua më shumë se gjithçka tjetër është që të jem i aftë që të ndihmoj skuadrën sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Para dëmtimit Ronaldo është shfaqur në formë të shkëlqyer për Realin e Madridit në këtë sezon ku ka tundur rrjetën plot 45 herë në 41 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat