Alonso: Vendimi i Domenicalit i papritur

Sporti

Alonso: Vendimi i Domenicalit i papritur

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:56

Në një ditë lagështie dhe mjegulle nisi fundjava e Çmimit të Madh të Kinës, takimit të katërt të botërorit 2014, me konferencën e zakonshme të shtypit që pa mes 6 protagonistëve Alonso, Hamilton dhe Ricciardon. Spanjolli gjen një Ferrari të rinovuar në drejtim, me dorëheqjen e pranuar të Stefano Domenicalit, i cili u zëvendësua nga Marco Mattiaci.

“Po, kemi disa të reja në skuadër. Jemi këtu për të përmirësuar situatën, për të reaguar duke u bërë më kompetitivë. Situata nuk është ajo që dëshironim, duhet të fuqizohemi në çdo sektor të makinës dhe e dimë që në pjesën e parë të kampionatit nuk do të jemi aq kompetitivë sa Mercedes apo skuadra të tjera që tani po bëjnë mirë. Dorëheqja e Domenicalit? Duhet të pranojmë vendimin e Stefanos. Ai është një njëri i madh, jemi miq, nuk ishte e lehtë për të të bënte një hap pas duke u tërhequr por ai e bëri gjithçka në interes të Ferrarit në mënyrë që skuadra të mund të përmirësohet”.

Hamilton u përqëndrua te suksesi i tij i fundit në Çmimin e Madh të Bahrain, duke u shprehur se ajo e Bahrain ishte një garë interesante ku vlerëson mbi të gjitha duelet e shumta mes shokëve të skuadrave, duke shpresuar që diçka e tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa Daniel Ricciardo mbërriti në Kinë pas hedhjes poshtë të Paris të apelit të Red Bull për skualifikimin në Çmimin e Madh të Australisë ku iu hoq vendi i dytë për fluksin eksesiv të benzinës.

“Jam i zhgënjyer, por kisha kapërdirë gjithçka për sa i përket natës së Melbourne, dëmi ishte bërë dhe nuk është se prisja shumë. Tani rinisem prej këtu për t’u kthyer sa më lart”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat