Hamsik larg Napolit?

Sporti

Hamsik larg Napolit?

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:00

Marek Hamsik mund të largohet nga Napoli, të paktën kështu shkruajnë mediat italiane kohët e fundit. Të kaltërit janë të gatshëm të privohen nga shërbimet e sllovakut në rast të një oferte të mirë. Hamsik vlerësohet rreth 40 milionë Euro nga klubi i De Laurentiis dhe në rast të shitjes së tij ekipi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme parash. Lista e pretendentëve është e gjatë me Chelsea e Manchester United që prej kohësh dëshirojnë 26-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat