Tevez këmbëngul: S’kam probleme me Messin

Sporti

Tevez këmbëngul: S’kam probleme me Messin

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:57

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez përpiqet t’i japë fund të gjitha spekulimeve, duke insistuar se nuk ekziston asnjë problem në raportet e tij me Leo Messin. Shumë zëra kanë qarkulluar së fundi, sipas të cilave ish lojtari i Manchester City ka humbur vendin në kombëtaren argjentinase për shkak të krisjeve në marrëdhëniet me yllin e Barçës, hamendësime që janë pritur me humor nga Tevez.

“Nuk e di nga dalin dhe ku bazohen këto zëra se unë kam raporte jo të mira me Messin. Gjëra të tilla mund të publikohen nga kushdo, por e vërteta është se mes nesh nuk ka asnjë problem. Kemi ndarë shumë momente, jemi stërvitur, kemi luajtur bashkë dhe kurrë nuk ka patur diçka që s’shkon. Messi është një person fantastik. Ky duhet të jetë Botërori i tij dhe unë i uroj më të mirat sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm”.

Vargun e elozheve për numrin 10 të Barcelonës, El Apache e vazhdoi duke thënë se ai bashkë me Cristiano Ronaldon. Nuk do të jetë Brazil për Botërorin, por ndërkohë Tevez paralajmëroi se ndeshjet e kombëtares Albiceleste nuk do t’i ndjekë as nëpërmjet televizorit sepse mund të ndihet nervoz e nostalgjik. Sulmuesi i Juves madje ka planifikuar të udhëtojë me familjen gjatë kohës që do të luhen ndeshjet e Botërorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat