Zotohen për një gjysmëmaratonë të fuqishme!

Sporti

Zotohen për një gjysmëmaratonë të fuqishme!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2014 Në ora: 14:58

“Ky është piedestali i një gare më të madhe në Kosovë ku vijnë tërë Evropa dhe Bota”, tha Halil Sylejmani. Trina Xheladini, përfaqësuese e Fondacionit Together Kosova, thotë: “Presim edhe këtë vit të ketë numër të madh të garuesve”.

Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2014”, organizohet për herë të 14-të më radhë dhe është ngjarje më e madhe e vitit. Federata e Atletikës së Kosovës është organizatore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit – DSK-së dhe Kuvendin Komunal i Kosovës. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, tha se do të jetë një festival ashtu si i ka hije. Afërditë Fazliu, zv.drejtore e DSK-së, sqarojë edhe mbështetjen financiare të MKRS-së. Sipas saj e kap vlerën 15 mijë euro për të gjitha fazat e kësaj ngjarjeje.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat