Skënderbeu: Do të largohen 4 futbollistë

Sporti

Skënderbeu: Do të largohen 4 futbollistë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 10:16

Prej kohësh flitet për të ardhmen e skuadrës së Skënderbeut. Burime brenda klubit bëjnë me dije se presidenti Ardian Takaj i ka komunikuar trajnerit Josa se në skuadër do të ketë ndryshime si në hyrje ashtu edhe në dalje për sa i përket merkatos.

Gjithsesi Takaj është i bindur se do të rinovojë me pjesën më të madhe të skuadrës dhe “topin” për largimet ia ka pasur trajnerit.Flitet se nga klubi do të largohen 4 futbollistë. Ata që rrezikojnë më shumë mendohet të jenë Gvozdenoviç dhe Tomiç, por nuk përjashtohen edhe surprizat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat