Aspas do të qëndrojë te Liverpooli

Sporti

Aspas do të qëndrojë te Liverpooli

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:36

Iago Aspas nuk dëshiron të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen – ka bërë të ditur agjenti i tij.
Spanjolli kaloi në Anfield në verën e kaluar (nga Celta Vigo), mirëpo ka pasur probleme me minutazhin e tij për shkak të formës së mirë të Daniel Sturridge dhe Luis Suarez.

Megjithatë, agjenti Rodriguez Baster ka thënë për GianlucaDiMarzio.com se 26-vjeçari nuk do të kthehet në La Liga apo të shkojë diku tjetër, edhe pse do të dëshironte të luajë më shumë.

“Nuk ka mundësi që Iago të kthehet në Spanjë ose të shkojë diku tjetër”.

“Iago ka kontratë katërvjeçare me Liverpoolin dhe është shumë i lumtur që gjendet te Redsat, përkundër faktit se padyshim që do të dëshironte të luajë më shumë”, ka thënë përfaqësuesi i lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat