Benitez i ngazëllyer me përvojën te Napoli

Sporti

Benitez i ngazëllyer me përvojën te Napoli

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:35

Rafael Benitez është i ngazëllyer me sezonin e tij të parë te Napoli.
Ish-menaxheri i Liverpoolit, ka festuar ditëlindjen e tij të 54-të këtë javë dhe ka marrë shumë urime edhe nga tifozët e klubit italian.

“Dua ta falënderoj presidentin dhe të gjithë tifozët për mesazhet e mira që kam pranuar”.

“Shpresoj se do të mund t’ua kthej këtë me fitore të rëndësishme nga tash deri në fund të sezonit”

“Dashuria e tifozëve është e rëndësishme për mua - secilën herë që dal në rrugë përshëndetem me ngrohtësi nga tifozët”, ka thënë Benitez për Radio Kiss Kiss Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat