Guingamp është finalistja e dytë e K. Francës

Sporti

Guingamp është finalistja e dytë e K. Francës

Më: 17 prill 2014 Në ora: 01:43

Do jetë Guingamp-Rennes finalja e Kupës së Francës për vitin 2014, me dy skuadrat që pas 5 vjetësh do të luajnë sërish për të përcaktuar fituesin e trofeun e dytë më madhor në Francë. Edhe pse nuk konsiederoheshin aspak favoritë djemtë e drejtuar nga trajneri Jocelyn Gouvernnec arritën ta mposhtin Monacon pas kohës shtesë me rezultatin 3-1.

Sfida nisi menjëherë me gol dhe ishin vendasit që pas vetëm 6 minutash kaluan në epërsi. Yatabare përfitoi nga një përgjymje e Sergio Romeros që që si rrallëherë në këtë sezon luante titullar duke dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi skuadra e Ranierit nuk u demoralizua aspak nga disavantazhi dhe pas disa rasteve të shpërdoruara barazoi shifrat me Dimitar Berbatov. Sulmuesi bullgar I shërbyer nga Fabinho I vetëm në qëndër të zonës nuk e pati aspak të vështirë ta depozitonte topin në portën e mbrojtur nga Samassa. Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë në rezultat dhe dy skuadrat iu drejtuan kohës shtesë për të përcaktuar finalisten e dytë të Kupës së Francës. Në 15 minutat e para të shtesës nuk sollën asgjë, por me Monacon të gjithë në sulm vendasit arritën t’i ndëshkonin miqtë nga principata në pjesën e dytë të shtesës. Në minutën e 112 Atik mposhti për herë të dytë Romeron në këtë takim, ndërsa golin që hodhi Knock-out Monacon e shënoi sërish sulmuesi I vendasve Yatabare në të 117-tën. Përfundimsht 3-1 për Guingamp që gjen përsëri në finale Rennes skuadër që e mposhti në vitin 2009 duke e fituar për herë të parë në historinë e saj Kupën e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat