Granit Xhaka kërkon largimin nga B. M'Gladbach

Sporti

Granit Xhaka kërkon largimin nga B. M'Gladbach

Më: 17 prill 2014 Në ora: 01:09

Granit Xhaka dëshiron të largohet nga Borussia Moenchengladbach. Ishte vetë futbollisti kosovar që e shprehu këtë fakt teksa në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild” deklaroi se nuk është aspak i kënaqur te Gladbach dhe po mendon seriozisht largmin nga “Borussia Park”. 21-vjeçari që luan për përfaqësuesen e Zvicrës bëri të ditur se po kalon një moment të vështirë te klubi gjerman dhe duke qënë se edhe Botërori i tij i parë me kombëtaren helvete është shumë pranë, e shqetëson fakti se qëndrimi në stolin e rezervave prej disa kohësh mund të ndikojë edhe në paraqitjen e tij në Brazil. Ish futbollisti i Baselit shtoi se trajneri Lucien Favre nuk i jep asnjë arsye përse nuk e hedh më në fushë.

Xhaka edhe pse deri në muajin Mars ishte titullar stabël në formacionin e Borussia Monchengladbach nuk ka zbritur asnjëherë në fushë që nga minuta e parë në pesë ndeshjet e fundit të skuadrës së tij. Ndër të tjera 21-vjeçari nga Gjilani tha se ka frikë se qëndrimet e shpeshta në stol te Gladbach mund të bëjnë që ai të humbasë edhe vendin e titullarit në përfaqësuesen e drejtuar nga Otmar Hitzfeld. Situatën e Granit Xhakës po e monitorjnë me vëmendje edhe disa klube europiane ku mbi të gjitha qëndron Interi. Megjithatë edhe ekipet angleze të Everton-it dhe Fulham-it kanë shfaqur interes për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat