Reali fiton Kupën e Mbretit (FOTO)

Sporti

Reali fiton Kupën e Mbretit (FOTO)

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2014 Në ora: 23:29

Real Madridi, është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë në futboll. Ata në finalen e zhvilluar në stadiumin "Mestalla" në Valencia e gjunjëzuan me rezultat 2:1 rivalin e përbetuar e të përjetshëm, Barcelonën. Një ndeshje e pëlqyeshme, me veprime të shpejta e me raste shënimi. Reali pati mungesën e sulmuesit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, për shkak të lëndimit, por dot nuk e pengojë kjo që të fiton trofeun e parë për edicionin e sivjetshëm. Barcelona qe e dobësuar pa Gerrard Piquen në repartin e mbrojtjes, e cila është reflektuar dukshëm. Barcelona ka pasur në pronësi më shumë topin, por jo edhe të finalizon rastet. Në minutën e 11-të, Real Madridi kaloi në epërsi përmes argjentinasit Di Maria pas asistimit te Karim Benzemas. Në pjesën e parë të lojës të dyja ekipet bënë lojë të mirë dhe patën edhe raste shënimi. Lionel Messi prore i rrezikshëm për "mbretërit", por portier Iker Casillas qe në nivel të detyrës në periudhën e parë të lojës. Në minutën e 53-të, Gareth Bale, nga rreth 16-17 metra ka dërguar një projektil të vërtetë por për fat të Pintos për disa centimetra topi shkoi mbi portë.Barcelona pas gjithë atij presionit e finalizoi me gol në minutën e 68-të kur realizoi Batra. Kroati Modriç nga një distancë rreth 23-24 metra gjuajti fuqishëm por shtylla pingule shpëtoi portierin Pinto. Reprezentuesi uellsian, Gareth Bale, një mesfushor i përkryer, në minutën e 85-të shënoi golin e triumfit të madh te Realit (2:1) dhe në anën tjetër e tronditi ekipin katalunas. Reali fiton Kupën e Mbretit, kurse Barcelonës e vetmja shpresë i mbetet tashmë të luftojë për titull në Spanjë që mos ti shkojë edicionin kot!/
Barcelona-Real Madrid 1:2 (0:1)

Stadiumi "Mestalla", Valencia.
Shënues:Batra (68') - Di Maria (11'), Bale (85').
Kartonat e verdhë: Neymar, Mascherano - Isco, Pepe, Alonso.
Barcelona: Pinto, Alves, Bartra (Sanchez 87'), Mascherano, Alba (Adriano 46'), Busquets, Fabregas (Pedro 60'), Xavi,Messi, Iniesta dhe Neymar.
Real Madrid: Casillas, Ramos, Pepe, Carvajal,Coentrao, Isco (Casemiro (89'), Alonso, Modriç, Benzema (Varane 90'), Bale dhe Di Maria (Illarramendi 86').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat