K. Gjermanisë, Bayern Munich në finalen e Berlinit

Sporti

K. Gjermanisë, Bayern Munich në finalen e Berlinit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 23:10

Bayern Munich-Borussia Dortmund do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë. Në Berlin, ashtu siç pritej, shkojnë bavarezët që mundin me lehtësi Kaiserslautern, që është shumë i vogël për Bayernin e madh, pavarësisht krizës së rezultateve që ka përfshirë ekipin e Guardiolës në javët e fundit në Gjermani. Me diferenca të dukshme, Bayerni dikton ritmin që në start dhe pas një traverse të goditur me Muller, në minutën e 24-tërt vendasit kalojnë përpara me Schweinsteiger që devijon saktë një harkim në zonë. Në të 32-tën është njeriu i momentit në merkato, Toni Kross që shënon dhe të dytin duke i dhënë Bayernit qetësinë e nevojshme.

Pjesa e dytë nuk ndryshon shumë nga e para, me Bayernin që bën sërish ç’të dojë me K’lautern. Dhe kur miqtë përpiqen ta ndalojnë e bëjnë në mënyrë të gabuar, si në rastin e Robben, që fiton një 11-metërsh që e shndërron në gol Thomas Muller. Djajtë nga “Fritz Walter” megjithatë kërkojnë të lënë një shenjë në ndeshje dhe në minutën e 61-të Zoller shkurton diferencën por Bayerni nuk ka përfunduar ende me golat, pasi Mandzukic dhe Gotze u shtuan në listën së golashënuesve me rezultatin përfundimtar që shënon 5-1 në tabelën elektronike të “Allianz Arena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat