Milwaukee Bucks do të ndryshojë pronar

Sporti

Milwaukee Bucks do të ndryshojë pronar

Më: 16 prill 2014 Në ora: 23:02

Sipas rrjetit ESPN skuadra e Milwaukee Bucks do të ndryshojë pronar. Bosi për shumë kohë I ekipit nga Wisconsin Herb Kohl ka arritur një marrëveshje me dy miliarderët e tjerë Wesley Edens e Marc Lasry, për një shumë që vlerësohet afërsisht rreth 550 milionë Dollarë. ESPN I referohet për një transaksion të tillë burimeve të mirëinformuara, megjithatë si kusht kryesor për këtë marrëveshje u vu pikërisht qëndrimi I këtij “franchise” në Milwaukee. Në muajin Janar revista e specializuar “Forbes” llogariti vlerën e përgjithshme të Milwaukee Bucks në 405 milionë Dollarë, vlerë që ishte njëkohësisht edhe më e ulëta nga 30 skuadrat e tjera pjesëmarrëse në NBA. Pritet shumë shpejt që drejtuesit e klubit të dalin publikisht dhe të bëjnë zyrtar një ndryshim të tillë të pronësisë në një konferencë për shtyp. Herb Kohl për shumë kohë senator I Shteteve të Bashkuara mesa duket ka mbetur tepër I zhgënjyer nga forma e dobët dhe rezultatet e Bucks gjatë këtij sezoni, sidoqoftë 79-vjeçari I cili ka lindur pikërisht në Milwaukee këmbënguli gjatë duke vëndosur si kusht që të paktën ky ekip të vazhdojë të luajë po në këtë qytet.

Pra pas pronësisë së Herb Kohl për 30 vjet skuadra do të qëndrojë sërish në Wisconsin dhe sfida më e madhe për pronarët e rinj Edens dhe Lasry, gjithmonë nëse marrëveshja ndërmjet tyre do të ratifikohet nga drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit do të jetë ndërtimi I një Pallati të Ri Sporti, në vend të atij ekzistues “Bradley Center” që ka një kapacitet prej 18.800 spektatorësh. Në fakt kjo ishte një kërkesë e Adam Silver në Shtator, I cili deklaroi se në Milwaukee nevojitet ndërtimi I një impianti të ri, fjalë këto të deklaruar gjatë një vizite në Wisconsin vetëm pak muaj pasi zëvendësoi komisionerin David Stern. Aktualisht ekipi I Milwaukee Bucks renditet në vendin e fundit të Konferencës së Lindjes dhe pavarësisht synimeve të tyre për t’u kualifikuar për në play-off skuadra vetëm një ndeshje përpara fundit të sezonit të rregullt ka bilancin më të dobët të të gjithë sezonit me vetëm 15 fitore në 81 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat