Milan, bilanci i 2013-s, 15,7 milionë Euro humbje

Sporti

Milan, bilanci i 2013-s, 15,7 milionë Euro humbje

Më: 16 prill 2014 Në ora: 23:01

Në selinë e re në rrugën “Aldo Rosi”, Asamblea e Aksionarëve të Milanit aporovoi bilancin e shoqërisë deri në Dhjetor të vitit 2013 por gjtihashtu zgjodhi edhe këshillin e ri administrativ të klubit. Kuqezinjtë regjistrojnë një humbje prej 15,7 milionë Eurosh megjithatë kjo shifër është rikapitalizuar nga kompania Fininvest. Në asamble në mungesë të Barbara Berlusconit ishte I pranishëm administratori I deleguar I Milanit Adriano Galliani. 69-vjeçari ishte I kënaqur me bilancin e vitit 2013 dhe theksoi se shoqëria është absolutisht në linjë me rregullat e reja të vendosura nga UEFA.

Galliani shtoi se nuk e di sesi bëjnë klubet e tjera italiane që në vitet e kaluara kanë humbur 100 deri në 200 milionë Euro. Por administaratori I deleguar foli edhe për Milanin e presidencës Berlusconi teksa deklaroi se ishte pikërisht SIlvio ai që e shpëtoi skuadrën nga falimentimi duke investuar shuma marramendëse kur bleu klubin. Galliani tha se kuqezinjtë nën drejtimin e tij kanë fituar gjithçka si në Itali ashtu edhe në Europë dhe për këtë të gjithë duhet të falenderojnë Silvio Berlusconin pasi ishte pikërisht ai me gjenialitetin e tij që ngriti Milanin në majat e futbollit Europian dhe Botëror. Galliani e mbylli intervistën duke u shprehur se si tifoz shpreson që Silvio të qëndrojë edhe për 100-vite të tjera në drejtim të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat