Kukësi-Trepça 89 pa fitues, barazojnë 1-1

Sporti

Kukësi-Trepça 89 pa fitues, barazojnë 1-1

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:53

Paqe në sfidën e miqve. Kukësi dhe Trepça 89 barazuan 1-1 mes tyre në takimin miqësor të luajtur në qytetin verilindor në vazhdën e organizimeve të ndryshme në kujtim të eksodit kosovar të 15 viteve më parë, që nisi 16 prillin e 1999 me kalimin e kufirit të 75 mijë qytetarëve të Mitrovicës në pikën e Morinës. Në stadiumin “Zeqir Ymeri” nuk munguan pavarësisht kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe tifozë të dy ekipeve, ku në një numër të konsiderueshëm ishin dhe ata të ardhur nga Mitrovica.

Sa i përket takimit, ekipi xehetar i Trepça 89 kaloi fillimisht në avantazh me një gol të Jetullahut në minutën e 10-të, ndërsa në pjesën e dytë për kuksianët barazoi Gerhard Progni. Gjithashtu në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, presidenti i Kukësit, zoti Safet Gjici i dhuroi kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij kosovar, Hashim Thaci dhe nga një fanellë të ekipit verilindor me emrat përkatës dhe numrin 10 mbi të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat