Chelsea ka gati 60 milionë euro për Diego Costën

Sporti

Chelsea ka gati 60 milionë euro për Diego Costën

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:44

Që te Chelsea janë të interesuar për Diego Costën kjo tashmë dihet prej kohësh. Por nëse Jose Mourinho kërkon të ketë në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm një prej futbollistëve më të mirë të momentit, Blutë e Londrës duhet të paguajnë plotë 60 milionë Euro. Është kjo shifra që Atletico e Madridit kërkon për të lënë të lirë bomberin e saj. Megjithatë sipas asaj që raporton e përditshmja angleze “Mirror”, te Chelsea e kanë të qartë se çfarë dëshirojnë Los Cholconeros dhe e kanë gati një shumë të tillë pasi besojnë se 25-vjeçari është ai i duhuri, për të lënë pas të gjitha problemet që kanë hasur në sulm që nga largimi i Didier Drogba.

Madje drejtuesit e klubit londinez e kanë gati edhe kontratën që do t’i ofrojnë Diego Costës. 185 mijë Sterlina në javë që do të thotë rreth 12 milionë Euro në vit, është kjo shuma që pritet të fitojë sulmuesi më i ri i përfaqësues spanjolle nëse transferohet në kryeqytetin anglez. Duke marrë në konsideratë edhe fjalët e trajnerit të Atleticos Diego Simeone që theksoi se nuk ka ndërmend ta pengojë Costën nëse ai vendos të largohet, në ishull tashmë janë të bindur se që nga sezoni i ardhshëm lojtari me origjinë braziliane do të jetë sulmuesi i ri Chelsea-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat