Marotta: Rinovimi i Contes? Llogaritë bëhen në fund

Sporti

Marotta: Rinovimi i Contes? Llogaritë bëhen në fund

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:42

Dy tituj radhazi ka fituar Antonio Conte te Juventus dhe është shumë pranë të tretit, por këto trofe duket se nuk mjaftojnë për t’i garantuar atij menjëherë rinovimin e kontratës pasi llogaritë do të bëhen sërish në fund. Të paktën këtë pretendon drejtuesi i bardhezinjce, Beppe Marotta, i cili i pyetur mbi nënshkrimin e marrëveshjes së re me trajnerin puljez e bëri të qartë se llogaritë bëhen në fund të sezonit.

Gjithsesi Marotta theksoi se të gjithë në shoqëri janë të kënaqur nga puna e Contes dhe ndihen krenar që ai drejton Juventusin por është më mirë që rinovimi të bëhet pasi ekipi të fitojë një trofe ndërkombëtarë. Marotta gjithashtu shtoi se pavarësisht se ekipi është në rrugë të mbarë për titullin duhet të bëjë kujdes në javët e mbetura pasi matematikisht Juventus nuk është ende kampion i Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat