Garcia: Do të jetë një Romë e madhe, tifozët e meritojnë

Sporti

Garcia: Do të jetë një Romë e madhe, tifozët e meritojnë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:42

Rudi Garcia mer përsipër të bëj një premtim, dhe sigurisht që nuk bëhet fjalë për ndonjë trofe. “Do të ndërtojmë një Romë të madhe pasi tifozët e meritojnë”. Kjo është fjalia në intervistën për librin e tij të ri, një shëtitje në sezonin e mbushur plot me suksese dhe duartrokitje.

Rudi Garcia:
“Unë bëj këtë punë për të përjetuar emocionet kolektive. Mendoj se humbjet të mësojnë më shumë dhe më pëlqen momenti kur gjërat janë më të vështira. Këtë sezon ka ndodhur disa herë dhe kam parë përgatitjen psikologjike të grupit tim.”

Sigurisht të flasësh për Romën në këto momente është e lehtë, por nuk ka rezultuar i tillë starti i aventurës verdhekuqe për trajnerin francez.

“Kur erdha këtu gjeta një ambient të vështirë. Kam punuar shumë mbi besimin e lojtarëve dhe për lojën e skuadrës, pasi duhet të gjenin kënaqësinë e të luajturit. Dalëngadalë u bëmë një grup i vetëm dhe rezultatet erdhën menjëherë. Merita është e të gjithëve. De Rossi dhe Totti janë dy luftëtarë, dhe fitorja jonë më e madhe është që i rikthyem buzëqeshjen dhe krenarinë tifozëve tanë. Në ndeshjen ndaj Atalantës ishte fantastik.”

Më pas numri një i stolit të Romës ndalet edhe tek çështja e titullit në Itali, pavarësisht se çdo javë që kalon konfirmon Juventusin për të tretin vit radhazi si lokomotivën e Serisë A.

“Për sa kohë që ka jetë ka edhe shpresë. Sigurisht që kalimi i javëve dhe ruajtja e distancës e pandryshuar e bën më të vështirë misionin. Por ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin kur nuk e pret. E vërteta është që Roma dhe Juventus po zhvillojnë kampionat për rekord.”

Më pas Rudi Garcia ndalet tek e ardhmja që nis me një mendim mbi merkaton dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së këtij grupi.

“Nuk kemi folur ende me drejtuesit për merkaton. Dëshira ime është të ruaj këtë grup që kam dhe ta pasuroj me ndonjë blerje cilësore. Sigurisht që në mes është aspekti ekonomik dhe për këtë do të flasim me presidentin. Nëse luajmë në Champions League dëshiroj të shkoj sa më larg, edhe pse e di që nuk mund të matemi me më të mëdhatë e Europës. Juventus na mëson se për të arritur këtë na duhet kohë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat