Jemi gati të kualifikuar në të tetën e finales së Champions League

Sporti

Jemi gati të kualifikuar në të tetën e finales së Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:53


Futbollisti shqiptar, Labinot Haliti, me ekipin e tij australian, WS Wandereres, pothuajse janë të kualifikuar në të tetën e finales në Champions League Asia në futboll. Haliti me bashkëlojtarë dje nga Seuli janë kthyer në Sydney dhe janë tejet të gëzuar për fitoren si mysafir me rezultat 2:0 kundër skuadrës nga Koreja e Jugut, Ulsan Hyundai. Futbollisti me prejardhja nga Prishtina, e vlerësoi lart fitoren, duke thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” se tashmë e morën primatin në grupin H dhe gati sa janë të kualifikuar në të tetën e finales së Championsit. Ai tha se ishte një fitore shumë e rëndësishme, ku edhe gjunjëzuan Ulsan që deri të martën ishte edhe kryesues në grup. WS Wandereres ka një seri të shkëlqyeshme të rezultateve, nga pesë ndeshje tri fitore e dy humbje duke e kryesuar renditjen me 9 pikë sa ka edhe i dyti Kawasaki Frontale nga Japonia. Ekipi i Halitit deri më tash ka mposhtur (si vendas 1:0) Kawasakin Frontale, (1:0 si mysafir) Guizhou Renhe nga Kina dhe së fundi (2:0 si mysafir) Ulsan Hyundai dhe ka humbur (3:1 si vendas) nga Ulsan Hyundai (2:1 si mysafir) nga Kawasaki Frontale. Haliti në sfidën e fundit luajti 77 minuta dhe deri më tash ka realizuar edhe dy gola në edicionin e sivjetshëm te Champions League. Synimi i tij është të arrijnë sa më lart në këtë garë të rëndësishme.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat