Liria shtrëngohet që mos të gabojë në asnjë ndeshje!

Sporti

Liria shtrëngohet që mos të gabojë në asnjë ndeshje!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:34


Ekipi me renome, Liria e Prizrenit, e sheh si mundësi të artë renditjen në vend të tretë ose të katërt që shpie në garat e barazhit për të luftuar për t’u ngjitur në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Ata renditen në vend të shtatë me 33 pikë në Ligën e Parë por nuk qëndrojnë larg vendit të tretë, Gjilanit, që ka 38 pikë, sa ka edhe 2 Korriku e Llapi që klasifikohen në pozitën e katërt përkatësisht të pestë dhe Dukagjini i gjashti me 37 pikë. Fitim Krusha, futbollist me përvojë dhe kapiten i Lirisë, vajton nismën jo të mirë të kampionatit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat