Promovimi i sportit të Bejsbollit në Kosovë

Sporti

Promovimi i sportit të Bejsbollit në Kosovë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 12:00

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjergj Dedaj ka pritur në takim drejtorin për Evropë i Federatës Globale të Rinisë së Bejsbollit, Michael Johnstone, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e promovimit të sportit popullarizuar në SHBA, Bejsbollit edhe në Kosovë.

Zëvendësministri Dedaj e ka informuar drejtorin Johnstone për zhvillimet, sfidat dhe të arriturat në fushën e sportit në vendin tonë, duke e potencuar se Kosova është një vend që ka në popullsi të re, ka kapacitetet e duhura dhe posedon talente dhe vullnet për zhvillimin e sporteve të ndryshme, duke përfshirë edhe interesimin për sportet e popullarizuara amerikane si dhe promovimin e tyre në vendin tonë.

Në anën tjetër, Johnstone, ka shprehur kënaqësinë që Kosova ka resurset dhe mundësitë për zhvillimin e sportit, kësisoj duke e promovuar veten edhe ndërkombëtarisht. Ai shfaqi interesin për mundësinë e organizimit të një Kampi të Bejsbollit në Dol të Gjakovës.

Organizimi i kësaj ngjarjeje u cilësua se do të jetë një afirmim i mëtutjeshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ngase sporti është ambasadori më i mirë për ta bërë një gjë të tillë, por ky bashkëpunim do të ishte edhe një thellim i mëtejmë i marrëdhënieve të Kosovës dhe SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat