FIFA shet 126 mijë bileta për 4 orë

Sporti

FIFA shet 126 mijë bileta për 4 orë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 11:28

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, në fazën e fundit të shitjes së biletave për Kupën e Botës në Brazil, për katër orë ka shitur hiq më pak se 126.837 bileta.

Dy të tretat e këtyre biletave kanë qenë të destinuara për tifozët brazilianë, kurse më pas vijnë për nga përqindja tifozët në SHBA, Kolumbi, Argjentinë, Gjermani, Meksikë, Francë, Angli, Kilë dhe Australia.
Në fazën përfundimtare të shitjes janë në dispozicion gjithsej 200 mijë bileta. Në shitje janë biletat për 54 ndeshje, kurse për dhjetë ndeshje ato tashmë janë shitur. Në mesin e biletave të shitura janë ato të ndeshjes së parë të Botërorit ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë si dhe ato të ndeshjes finale.

Biletat mund të porositen nëpërmjet faqes zyrtare të FIFA-s në internet, kurse deri më tash janë shitur gjithsej 2,57 milionë bileta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat