Roma dhe Juve pas Didier Drogbas

Sporti

Roma dhe Juve pas Didier Drogbas

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:11

Roma ka vënë kontakte me sulmuesin e Galatasaray, Didier Drogba.
Legjenda e Chelseat do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm.

Le Sport 10 raporton se trajneri i Romës, Rudi Garcia, ka kërkuar nga bordi të sjellë në Olimpico sulmuesin e Bregut të Fildishtë dhe bisedat me kampin e tij tashmë janë iniciuar.

Agjenti i Drogbas javën e kaluar ishte në Torino për t’u takuar me zyrtarët e Juventusit, klub që po ashtu është i interesuar për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat