Casillas: Rënia në formë e Barcës, nuk do ndikojë në finale

Sporti

Casillas: Rënia në formë e Barcës, nuk do ndikojë në finale

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:07

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, beson se forma jo aq e mirë e Barcelonës në ndeshjet e fundit, nuk do të ketë ndikim në performancën e tyre në finalen e Kupës së Mbretit.
Të mërkurën mbrëma do të zhvillohet një ‘el Clasico’ që do të vendosë se cilit nga rivalët spanjollë do t’i shkojë trofeu i parë i sezonit.

“Personalisht nuk besoj në asgjë që kemi parë te Barca në javën e kaluar, përkundër humbjeve në Ligën e Kampionëve dhe Primera Division”.

“Forma e dy skuadrave është shumë e ndryshme, mirëpo në një finale mund të ndryshojë gjithçka”.

“Fitorja është një ide kolektive jo vetëm e imja. Skuadra ka pasur një rrjedhë të shkëlqyer në Kupën e Mbretit dhe fitorja (e trofeut) do të ishte qershia mbi tortë”, ka thënë Casillas për AS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat