Memphis Grizzlies siguron biletën për 'Play-off'

Sporti

Memphis Grizzlies siguron biletën për 'Play-off'

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:05

Grizzlies triumfoi në udhëtim ndaj Phoenix Suns, rivalit të drejtpërdrejtë për pozitën e tetë dhe biletën e fundit për 'Play-off' në konferencën perëndimore.
Memphisi fitoi me shifrat, 97:91 për të regjistruar fitoren e katërt me radhë, dhe kualifikimin e katërt rresht në garat shtesë. Më meritori për këtë ishte Zach Randolph me 32 pikë. Phoenixi mund të bëhet vetëm skuadra e katërt në histori të NBA-së, që mbetet jashtë playoffit edhe me 48 fitore, nëse triumfon të mërkurën, ndaj Sacramentos.

Të hënën mbrëma humbën edhe dy skuadrat lidere të perëndimit. San Antonio Spurs u befasua nga Houston Rockets, 98:104, derisa Neë Orleans Pelicans mposhti Oklahoma City Thunder, 101:89. Kjo e fundit pësoi nga Neë Orleans, për herë të parë që prej janarit të 2011-s.

Befasi tjetër ishte disfata e kampionit në fuqi, Miami Heat, që u mposht nga ëashington ëizards. Ekipi nga kryeqyteti shfrytëzoi maksimalisht mungesën e LeBron Jamesit dhe të Chris Boshit te Miami, dhe fitoi me rezultat 114:94. Kjo disfatë e lë Indianën, fituesin e konferencës lindore, ndërkaq Beach Boys humbën edhe avantazhin e ndeshjes në shtëpi për play-off, ndaj ekipit nga Indianapolisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat