Milani duhet të investojë te të rinjtë, thotë Maldini

Sporti

Milani duhet të investojë te të rinjtë, thotë Maldini

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:00

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka kërkuar nga shefat e ish-klubit të tij që ta përqendrojnë investimin e tyre te akademia e të rinjve dhe jo të paguajnë shuma të majme për blerjen e lojtarëve të shtrenjtë.
Rossonerët kanë kaluar një sezon të keq, ndërsa ish-mbrojtësi italian e sheh zgjidhjen afatgjate te lojtarët e rinj.

“Që t’i japësh një filozofi të vërtetë rinisë, duhet të kesh një plan së paku çdo pesë vjet. Nevojitet durim”.

“Nuk duhet të investohet vetëm në ekipin e parë. Duhet të bëhen investime të barabarta te ekipi i parë dhe te skuadra e të rinjve për të pasur sukses afatgjatë”, ka deklaruar Maldini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat