Rennes në finalen e Kupës së Francës

Sporti

Rennes në finalen e Kupës së Francës

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:06

Rennes rikthehet sërish në finalen e Kupës së Francës pasi mundi Angers në gjysmëfinale. Skuadra e Filip Montanje dhe pse e nisi jo mirë sfidën arriti të përmbysë rezultatin ndaj formacionit të Ligës së dytë. Në “Route de Lorient” gjithçka nisi mbrapsht për vendasit, që e panë veten në disavantazh pas realizimit të minutës së 3-të të Yattara por në minutën e 15-të, suedezi Toivonen arriti të barazojë shifrat. Në të 36-tën përmbysja e Rennes u realizua plotësisht me Grosickin ndërsa në pjesën e dytë, ish-lojtari i Lilles dhe Bordeaux, Jean Makoun falë bashkëpunimit dhe të portierit të Angers realizoi dhe golin e 3-1 duke i treguar rrugën drejt finales së tijve.

Angers në minutat e fundit shkurtoi dhe diferencën në 3-2 me Yattara nga pika e bardhë por nuk kishte më minuta për miqtë për të kërkuar shtesën. Falë këtij suksesi, Rennes rikthehet në finalen e “Stade de France” pas finales së humbur në vitin 2009, dhe përballë mund të gjejë pikërisht fituesin e atij edicioni, Guinkamp që megjithatë do ta shumë të vështirë ndaj favoritëve kryesorë për një vend në finale të Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat