K. Gjermanisë, Dortmundi shkon në finalen e Berlinit

Sporti

K. Gjermanisë, Dortmundi shkon në finalen e Berlinit

Më: 15 prill 2014 Në ora: 22:55

Borussia e Dortmundit është finalistja e parë e Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë pas suksesit me Bayernin në kampionat, nuk zhgënjyen dhe në DFB Pokal duke mundur Wolfsburgun pas një ndeshje spektakolare, e pasur në raste ku suksesi i ekipit të Klopp nuk ishte dhe aq i thjeshtë pavarësisht shifrave. Wolfsburg madje e nisi shumë mirë takimin duke vendosur që në fillim në rrezik portën e Weidenfeller por Dortmund ishte me fat kur gjeti golin në minutën e 12-të me një goditje jashtë zone të Mikhtaryan.

Miqtë ishin sërish ata që udhëhoqën lojën duke goditur madje dhe shtyllën por Dortmund pati aftësinë e realizimit të golit të qetësisë dy minuta para fundit të pjesës së parë me Lewandowskin, që realizoi golin e tij të 100-të me fanellën e verdhezinjve. Në pjesën e dytë, Wolfburg pati sërish më shumë iniciativën por gaboi shumë përpara portës duke lejuar Dortmundin të shkojë në finalen e Berlinit, ku me shumë gjasa do të kemi një ripërsëritje të sfidës së 2012, mes Borussias dhe Bayernit që përballet në gjysmëfinalen tjetër me Kaiserslautern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat