Tata: Dimë të luajm ndaj Realit

Sporti

Tata: Dimë të luajm ndaj Realit

Më: 15 prill 2014 Në ora: 15:31

Tata Martino nuk ka pranuar që skuadra është në krizë para ndeshjes finale të kupës ndaj Realit. Tata ka thënë se Barcelona ka treguar këtë edicion se mund të mposhtë Realin dhe se të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe nesër.

"Jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kemi humbur në La Liga. Kjo gjë nuk ndikon aspak në skuadrën time para ndeshjes me Real Madridin. Kjo është një finale dhe duhet të dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Këtë edicion kemi treguar se mund të mposhtim Real Madridin, gjë të cilën duhet ta vërtetojmë edhe në finale. Nëse bëjmë lojën tonë, atëherë nuk shoh problem edhe në rezultat" ka thënë Tata Martino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat