Kelmendi: Dua vetëm medalje ari në Europian

Sporti

Kelmendi: Dua vetëm medalje ari në Europian

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:21

Me Europianin që mbahet pas dhjetë ditësh, nga 24 deri më 27 prill në Montpellier të Francë, Majlinda Kelmendi duket tepër e karikuar dhe e përgatitur për të triumfuar në këtë event pasi i ka kushtuar kohë të madhe dhe është përgatitur maksimalisht. Heroina e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka një vit që nuk njeh humbje dhe disfatën e fundit e ka pësuar më 27 prill të vitit të kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian të xhudos që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Tani ajo është kampione e botës dhe kryeson renditjen botërore dhe në një intervistë për mediat kosovare, ajo shpreh ambiciet për të triumfuar në Francë, triumph që sipas saj do të vijë vetëm nëse do të marrë medalje ari. Kelmendi i ka idetë e qarta për Europianin dhe shprehet e sigurt se flamuri i Kosovës do të valvitet në majën e podiumit në Montpellier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat