Skënderbeu bileta falas për tifozët

Sporti

Skënderbeu bileta falas për tifozët

Më: 15 prill 2014 Në ora: 01:55

Shkrin akulli mes Skënderbeut dhe tifozerisë korçare. Tashmë situata e nderë që nisi që me disfatën ndaj Tironës dhe akuzat për tolerim duket se ka marrë fund pasi presidenti i klubit, Ardian Takaj është treguar dashamirës dhe ka pranuar kërkesën e tifo-grupit “Ujqërit e Dëborës” që deri në fund të sezonit ndeshjet në Korçë të jenë falas, pa bileta për mbështetësit e zjarrtë të skuadrës kampione siç konfirmoi në linjë telefonike për Sport News presidenti i klubit korçar. Nga ana tjetër nëpërmjet një komunikatë në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “Ujqërit e Dëborës” theksojnë se duke marrë shkas nga gjendja e krijuar si dhe afrimi i Kukësit që e ka shkurtuar brenda pak javëve nga 14 në 5 pikë distancën me kryesuesit, ata dëshirojnë t’i japin një spunto tifozëve që të gjithë t’i gjendet pranë ekipit duke e mbështetur në këtë moment të vështirë.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e lojtarit të 12-të, fansat korçarë e kanë kuptuar se duhen lënë mënjanë mëritë pasi kryesorja është që skuadra të ketë mbështetjen e nevojshme për të mos rrezikuar titullin e 5 kampion në historinë e klubit. Në këtë mënyrë tifozët paralajmërojnë një pjesëmarrje masive në stadium në ndeshjen e javës së 29-të me Besën në një përballje që pritet të jetë e luftuar maksimalisht për vetë objektivat që ofron për të dyja skuadrat, me Skënderbeun që kërkon me çdo kusht reagimin, ndërsa për kavajasit mund të jetë shansi i fundit për të vazhduar të shpresojnë në luftën për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat