Ismet Munishi i kënaqur me barazimin

Sporti

Ismet Munishi i kënaqur me barazimin

Më: 15 prill 2014 Në ora: 01:53

Edhe pse përpara takimit ndaj Havalisë trajneri i krysuesve të Llamkos Kosovës, Ismet Munishi dëshironte një fitore nga skuadra e tij, duke parë se si rrodhën ngjarjet ai mbeti I kënaqur edhe me barazimin teksa theksoi se ekipi I drejtuar nga kolegu I tij Synai Keqi meriton të jetë në elitën e futbollit kosovar edhe sezonin e ardhshëm.

“ Ishim duke humbur me rezultatin 2-1 dhe është normale që të jemi të kënaqur me barazimin edhe pse përpara kësaj sfide dëshironim që të fitonim. Nuk e kuptoj sesi I pësuam dy golat. Ashtu si në ndeshjen e Kupës edhe pse kaluam të parët në avantazh lëshuam shumë në lojën tonë. Hajvalia është një skuadër e mirë dhe dua t’i komplimentoj ata për paraqitjen që dhuruan në fushë. Mendoj se ata e meritojnë të jenë pjesë edhe Superligës edhe sezonin e ardhshëm”.

Llamkos Kosova momentalisht pozicionohet në vendin e parë me 11 pikë më shumë se Ferizaj dhe 12 më tepër se Prishtina megjithatë sipas Munishit ekipi I tij edhe pse ka krijuar një distancë të ndjeshme nga rivalët nuk do të lëshojë aspak deri në fund të kampionatit.

“ Ne do të luajmë në çdo ndeshje për fitore në mënyrë që kampionati të jetë sa më I bukur deri në fund”.

Golin e pësuar në fund nuk e kapërdiu mirë trajneri I Hajvalisë, Synai Keqi që në përfundim të sfidës u largua nga stadiumi pa u prononcuar për mikrofonin e Supersport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat