Juventusi e do Sanchezin

Sporti

Juventusi e do Sanchezin

Më: 15 prill 2014 Në ora: 01:34

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sánchez mund të përfundojë në Juventus nga sezoni i ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sport.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, ditëve të fundit është zhvilluar një takim ndërmjet menaxherit të futbollistit dhe të juventinit Arturo Vidal, Fernando Felicevich dhe të ekipit torinez.

Thuhet se të dyja palët kanë biseduar rreth kalimit të Sanchez tek ‘Zonja e Vjetër’ nga vera e këtij viti.

Mirëpo, problemi i vetëm mund të shfaqet nëse FIFA vendos përfundimisht t’ia ndalojë Barcelonës të bëjë transferime, që nënkupton se gjiganti katalunas nuk do të mund ta gjente zëvendësuesin e sulmuesit kilian.

Sanchez ishte transferuar tek gjiganti katalunas nga Udinese, por nuk ia arriti ta sigurojë një vend titullari fiks në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat