Bano e pranon: Lushnja ka rënë në Kategorinë e Parë

Sporti

Bano e pranon: Lushnja ka rënë në Kategorinë e Parë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 21:42

Që Lushnja ishte e pashpresë për mbijetesën kjo dihej dhe nuk duhej disfata përballë Tironës në Qemal Stafa për ta mësuar, lajmi që vjen nga zona mikse e intervistave të SuperSport është pranimi publik i trajnerit Artan Bano se ekipi i tij mendon që tani për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e parë, por natyrisht duke mos prishur balancat ne kampionat......

“Ne tashme dihen objektivat, nuk kemi më objektiva. Po mendojmë maksimalisht të respektojmë kampionatin, mendojmë për vitin tjetër ndoshta paguam edhe mungesën e eksperiencës, por ishte një ndeshje shumë e mirë e jona, na ndëshkuan në rastin e parë e më pas Tirana e meritoi fitoren.Ne e dimë qe kemi kaluar nje kategori më poshtë dhe po punojme për vitin tjetër qe të ringjitemi në Superlige pasi mendoj qe Lushnja i bën mirë kampionatit shqiptar.”

Në kampin bardheblu lajmi është se Magani e ka ndjekur ndeshjen ashtu si tifozët edhe ai në SuperSport, e madje ka qenë pranë skuadrës duke telekomanduar nëpërmjet telefonit edhe zëvendësimet, sic konfirmon edhe zëvendëstrajneri Klodian Dervishi.

“Ishte një ndeshje e veshtirë, përballë patëm një kundërshtar që ka disa javë që pothuajse i ka mbyll llogaritëe saj. Ruajtem disa lojtarë të rëndësishëm për të mos marrë kartona për ndeshjen e rradhës. Kam folur shumë herë me Maganin gjatë ndeshjes dhe 2-3 ndërrime që bëmë ishin ideja e tij. E ka ndjekur i qetë nga televizori ndeshjen dhe nuk ishte shumë i kënaqur me lojën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat