K. Superiore, Tirona fiton pa Maganin në stol

Sporti

K. Superiore, Tirona fiton pa Maganin në stol

Më: 12 prill 2014 Në ora: 20:44

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt mbijetesës. Tirona fitoi 1-0 ndaj Lushnjës së dorëzuar tanimë për qëndrimin mes më të mirëve duke marrë tre pikë me peshë falë të cilave parakalon në renditje jo vetëm Besën e ndalur përballë Lacit por dhe Flamurtarin që pret këtë të dielë Skënderbeun, duke dalë nga zona e rënies nga Kategoria. Edhe pse sfida luhej pa praninë e spektatorëve si pasojë e vendimit të disiplinës, tifozët bardheblu dhanë një shembull të vërtetë me një një mënyrë origjinale për të mbështetur skuadrën, duke u grumbulluar në sheshin "Nënë Tereza" për ta ndjekur ndeshjen në një skermë gjigandë nëpërmjet Supersport për të bërë që brohorimat e tyre të dëgjoheshin në stadium për të bërë që prania e tyre të ndihej jo vetëm në mënyrë figurative në shkallët bosh të Qemal Stafës.

Ishte një ndeshje që nisi dhe u luajt pa shumë ritëm, me Lushnjën e përgjysmuar nga mungesat dhe Tiranën që nuk nxitonte, aq sa për të parë rastin e parë duhej pritur minuta e 28-të me Karabecin që tentoi nga distanca me një goditje qendrore që nuk e shqetësoi shumë Spahon. Avantazhi kryeqytetas erdhi në minutën e 32 me frensis Kahatën, me kenianin që në një goditje këndi ju vodh mjeshtërisht në zonë markimit për shënuar me kokë golin që vendosi fatet e ndeshjes. Një gol padyshim edhe për trajnerin Gugash Magani i operuar pak ditë më parë për të cilin vjen dhe dedikimi nga stoli. Kush thotë se një fitore nuk bën mirë edhe për shëndetin, vecanërisht kur mbart përgjegjësinë e misionin e shpëtimit të një emri si Tirona. Edhe pas avantazhit inisiativa mbetet në krahun e bardhebluve me Ndikumanën që përparon në të majtë të zonës në minutën e 35 duke tentuar asistin e artë për Morinën por Sopaho del i sigurt duke evituar rrezikun. N

Skenari nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, në të 58 Morina pati një rast të mirë kur një krosim nga e djathte prezantoi kokë më kokë me Mikel Spahon por kapiteni i lushnjarëve i mohoi golin në dy kohë. Bardheblutë mund të kishin dyfishuar në minutën e 82-të, kur Selemani Ndikumani provoi vetë pa sukses në të majtë të zonës megjithëse Morina ishte i lirë në qendër. Pa shumë emocione me topin aksionin e dhuroi kryesori Andi Koci që në minutën e 89 nxorri me karton të kuq, Erjon Saulën që reagoi ashpër e ndoshta pa doganë për sa i përket fjalorit, aludim ky i nisur nga ashpërsia e dënimit, cuditërisht të njëjtin fat pati edhe Sorri në stolin e Tiranës e madje dhe ndishmëstrajneri i Maganit, Klodian Dervishi . Për sa i përket lojës asgjë për tu shënuar edhe në 5 minutat e padobishme të shtesës, me vërshëllimën finale Tirona mundd të marr frymë lirisht, edhe pse pa shkëlqim fitorja ishte me peshë pasi tanimë badheblutë fitojnë qetësinë e duhur, do të kenë një javë pushim pasi kalendari ju ofron 3 pikët e përballjes me Bylisin, për të pregatitur në mënyrën më të mirë takimin pasardhës në një duel mbijetese me Vllazninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat