Seedorf: T’i fitojmë ndeshjet e mbetura për Europën

Sporti

Seedorf: T’i fitojmë ndeshjet e mbetura për Europën

Më: 12 prill 2014 Në ora: 18:52

Clarence Seedorf rinis nga tre fitoret rradhazi. Gjithsesi tekniku holandez kërkon nga Milani i tij pokerin e sukseseve, objektiv që në letër duket i lehtë pasi kuqezinjtë presin këtë të dielë në mbrëmje, Catanian e vendit të fundit edhe pse nënvlerësimi i sicilianëve do të ishte një gabim I madh. Seedorf siguroi se skuadra është në gjëndje të mirë pavarësisht dëmtimeve të Muntarit dhe Hondës por nga ana tjetër paralajmëroi ekipin e tij.

“ Rezultatet e arritura deri tani na japin moral, gjithsesi mendoj se duhet të tregohemi shumë të kujdeshëm ndaj Catanias. Në një takim të vetëm ata janë një skuadër krenare që nuk vdes kurrë, pavarësisht pozicionit në klasifikim”.

Në vijim holandezi foli për mundësitë që ka Milani për tu kualifikuar në Europa League sezonin e ardhshëm.

“ Ne duhet të mendojmë të japim gjithmonë maksimumin. Kemi edhe 6 ndeshje për të luajtur dhe duhet të përpiqemi ti fitojmë të gjitha. Megjithatë kualifikimi në Europë nuk varet vetëm nga ne. Pasi përpara nesh qëndrojnë edhe shumë skuadra të tjera.”

Një mendim i Seedorf shkoi edhe për tre futbollistët Milanit, Balotelli, Taraabt dhe El Shaarawy.

“ Mario është në rritje të vazhdueshme si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj. Ai po punon mirë dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Taraabt? Ai ashtu si Essien ka luajtur pak në 6-shtë muajt e e fundit dhe kjo gjë paguhet. Megjithatë ai është një talent i vërtetë dhe mund të përmirësohet shumë në të ardhmen. Përsa i përket El Shaarawy jam shumë i lumtur për rikuperimin e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat