Bundesliga, ndalet M’Gladbach, përfiton Wolfsburg

Sporti

Bundesliga, ndalet M’Gladbach, përfiton Wolfsburg

Më: 12 prill 2014 Në ora: 18:43

Edhe pse java e 30-të e Bundesligës mund të konisderohet si një nga më të mirat për skuadrat vendasve nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Borussian e Monchengladbach që u ndal në një barazim 1-1 me Shtugartin e fundit të tabelës, duke humbur një shans të mirë për tu ngjitur e vetme në vendin e katërt që do të thotë kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Në Borussia Park sfida nisi në mënyrë fantastike për skuadrën e Hubb Stevens që kishte nevojë urgjente për pikë. Në minutën e 12-të ishte Didavi me një goditje brenda zone ai që mposhti poriterin Ter Stegen duke kalur miqtë në avantazh. Monchengladbach u përpoq të reagonte në minutat në vazhdim megjithatë në pjesën e parë nuk ndryshoi më asgjë në rezultat.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës vendasit luajtën më mirë por nuk ishin shumë të qartë në veprimet e tyre në sulm aq sa në disa raste rrezikuan të pësonin edhe të dytin. Gjithsesi atëherë kur gjithcka dukej se do të përfundonte me shifrat 1-0 në favor të Shtutgartit, Borussia barazoi shifrat vetëm 60 sekonda para fundit të kohës së rregullt me venezuelianin Juan Arango që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Kruses. Ky barazim nuk i bëri aspak punë skuadrës së trajnerit Lucien Favre që u kalua në renditje edhe nga Wolfsburgu me ujqërit që triumfuan në shtëpinë e tyre me rezultatin 4-1 ndaj Nyrenbergut. Një fitore jetike siguroi Hannoveri që mposhti në sfidën e mbijetesës 2-1 Hamburgun duke hedhur një hap të sigurt drejt konfirmimit në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm. Vendasit e nisën shumë mirë takimin pasi kaluan në avantazh pas vetëm 9 minutash me Lars Stindl. Mesfushori pasi u shërbye nga Prib goditi saktë me kokë duke e dërrguar topin pas shpatullave të portierit Rene Adler. Por me startin e pjesës së dytë skuadra e Mirko Slomkës barazoi rezultatin me njeriun e momentit turkun Hakan Calhanoglu. Golin trepikësh për Hannoverin e shënoi lojtari nga Bregu I Fildishtë Didier Ya Konan vetëm 4 minuta para fundit. Në sfidat e tjera Freiburg kaloi 2-0 Braunschweig ndërsa Mainz mposhti 3-0 Werder Bremen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat