Lahm: Nuk ka duel më të madh se ndaj Realit

Sporti

Lahm: Nuk ka duel më të madh se ndaj Realit

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:18

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm, është shumë i ngazëllyer para duelit ndaj Real Madridit, duke thënë se është dueli më i fortë që mund të kërkohet.
Mbrojtsi gjerman i shndërruar në mesfushor beson se për futbollin ky është dueli më i madh që mund të ekzistojë.

"Eshtë një gjysmëfinale fantastike. Dy klube të mëdha me shumë traditë do të përballen ndaj njëri-tjetrit. Bayerni ndaj Realit - s'mund të ketë ndeshje më të madhe në futbollin evropian për momentin".

"Ne duam që të shkëlqejmë dhe të arrijmë finalen, s'kemi dyshime për këtë", ka thënë Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat