Pellegrini: Mirë që e kam Agueron për Liverpoolin

Sporti

Pellegrini: Mirë që e kam Agueron për Liverpoolin

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:17

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, beson se rikthimi i Sergio Agueros është një shtytje shumë e madhe për ekipin e tij para duelit krucial për titull ndaj Liverpoolit në Anfield këtë fundjavë.
Argjentinasi ka kohë që nuk ka luajtur pas lëndimit të pësuar ndaj Barcelonës në Camp Nou, teksa besohet se do të jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm ndaj Liverpoolit.

"Sergio është në rregull. Ai ka punuar gjatë gjithë javës dhe është në rregull, ai nuk ka ndonjë problem".

"Eshtë shumë e rëndësishme që të kemi Agueron të kthyer. Ai është top lojtar. Eshtë shumë e vështirë për mbrojtjen e tyre që ta ndalin atë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne", ka deklaruar Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat