Nervozohet Ronaldo

Sporti

Nervozohet Ronaldo

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:03

Cristiano Ronaldo është nervoz. Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit pasi mendon se ka humbur një javë në procesin e rikuperimit nga lëndimi muskulor, raporton e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Ronaldo nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe kjo gati sa nuk i kushtoi shtrenjtë Realit që humbi 2:0 por u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores në ballafaqimin e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 3:0.

Mirëpo, mungesa e Ronaldos vazhdon. Ai nuk do të luajë as kundër Almerias në La Ligë të shtunën dhe do të mungojë në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës të mërkurën.

Por, ekziston mundësia që ai të humb edhe duelin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Krejt kjo i ka shkaktuar nervozë Ronaldos që mendon se stafi mjekësor i ekipit ka mundur të marr masa në mënyrë që ai të shpëtojë së paku një javë nga periudha e mungesës për shkak të lëndimit, duke luajtur përball Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat