Pistorius: Kur qëllova nuk dëgjova se Reeva bërtiti

Sporti

Pistorius: Kur qëllova nuk dëgjova se Reeva bërtiti

Më: 11 prill 2014 Në ora: 23:58

Oscar Pistorius ka thënë në gjykatë se e dashura e tij Reeva Steenkamp nuk ka nxjerr zë kur është qëlluar nga plumbat që kishte shkrepur ai.
“Në asnjë moment Reeva nuk ka thirrë ose të bërtas”, tha ai.

Ai tha se nuk mund ta shpjegoj se si ajo nuk ka bërtitur.

Atleti 27 vjeç mohon se e ka vrarë me paramendim të dashurën e tij, duke e quajtur rastin aksident.

Reeva u vra më 14 shkurt të vitit të kaluar në shtëpinë e Pistorius në Pretoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat