Dortmund blen kartonin e Sahin për 7 mln Euro

Sporti

Dortmund blen kartonin e Sahin për 7 mln Euro

Më: 11 prill 2014 Në ora: 00:34

Borussia e Dortmundit ka formalizuar kontratën me futbollistin turk Nuri Sahin, i cili aktivizohej këtë sezon me verdhezinjtë i huazuar nga Reali i Madridit. Nënkampionët e Bundesligës, paguan 7 milionë Euro në arkat e klubit madrilen, që vendosi shitjen përfundimtare të mesfushorit. Ishte vetë vetë Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joakim Watzke, që konfirmoi blerjen e Sahin, i cili ka lindur në Gjermani, edhe pse origjina e tij është e pastër turke.

25-vjeçari në vitin 2011 kaloi në radhët e “Los Blancos” për 10 milionë Euro, por Dortmundi e riktheu përfundimisht në “Signal Iduna Park” për 3 milionë Euro më pak. Eksperienca e lojtarit me Realin nuk rezultoi e suksesshme, pasi e pati shumë të vështirë të përfshihej në skemat e Jose Mourinhos, fillimisht për arsye dëmtimi, por më pas për mospërshtatjen me lojën e “Los Blancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat