Kështu bëhet "Remontada"

Sporti

Kështu bëhet "Remontada"

Më: 11 prill 2014 Në ora: 00:26

Përballja mes Valencias dhe Baselit ka qenë më interesantja në çerekfinalet e Europa League. Valencia e ka bërë "Remontadan" duke e rikthyer rezultatin pas disfatës 3 me 0 në ndeshjen e parë.
Me të njëjtin rezultat, skuadra spanjolle arriti fitore në ndeshjen e kthimit duke siguruar vazhdimet. Alcacer me dy gola dhe Vargas me një siguruar vazhdimet në këtë ndeshje.
Në start të vazhdimeve Baselit iu përjashtuan dy lojtarë me kartonë të kuq duke i lehtësuar punën vendasve. Alcacer kompletoi het trikun në minutën e 113 të ndeshjes. Bernat shënoi për 5 me 0 pas 120 minutash lojë për kualifikimin e Valencias.
Në Europa League tani nuk do të jetë asnjë futbollist kosovar pasi që Xhaka e Ajeti ishin pjesë e Baselit. Xhaka madje luajti gjëtë tërë ndeshjes në përballjen me Valencian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat