Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të parë në finale

Sporti

Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të parë në finale

Më: 10 prill 2014 Në ora: 00:37

Vetëm 8 muaj pasi bëri historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që kalon tre ture në Kupat e Europës, Kukësi arrin një tjetër sukses. Edhe pse kishte fituar 3-2 në sfidën që u luajt dy javë më parë në Zeqir Ymeri veriorët triumfuan edhe në takimin e kthimit në Niko Dovana me rezultatin 1-0 përballë Teutës duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë gjatë gjithë historisë së tyre.Që Kukësi e dëshironte me ngulm finalen kjo u duk qartë në formacionin e Starovës me teknikun kryqytetas që kishte hedhur në fushë që nga minuta e parë Prognin, Hoxhën, Izucukun, Boya dhe Cikalleshin plotë pesë lojtarë me tipare të pastra sulmuese.

Sfida nisi më mirë për veriorët që të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë të ardhur nga Kukësi përpiqeshin të impononin ritmin e tyre që në fillim. Vetëm 14 minuta iu deshën miqëve për të kaluar në avantazh dhe ndëshkuesi I Teutës ishte përsëri ai, kamerunasi Pierre Boya. Sulmuesi I cili I kishte shënuar dy herë durrsakëve në takimin e kampionatit vetëm pak ditë më parë me një gjuajtje të bukur brenda zone mposhti sërish portierin Rizvani duke kaluar Kukësin në avantazh. 5 minuta më pas djemtë e detit provuan me Ahmataj, gjithsesi godtija e standarte e mesfushorit përfundoi jashtë. Por futbollisti elbasanas tentoi sërish në të 23-tën kur lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca megjtithatë fati nuk ishte me të pas topi preku vetëm rrjetën e jashtme. Në minutën e 28-të Kukësi prentendoi për një penallti pas një ndërhyrje të Osmanit ndaj Cikalleshit gjithsesi për arbitrin Lorenc Jemini gjithëcka ishte e rregullt. Në të 37-tën Teuta mund të kishte barazuar shifrat me senegalezin Amadou Samb I cili në një pozicion të prirët pasi shmangu një mbrojtës kuksian goditi menjëherë por topi përvecse përshkroi gjithë trajektoren e portës ledhatoi edhe traversën duke përfunduar jashtë.

Në të 40 ishte kubanezi Joel që nuk u pozicionua mirë në goditje. Për të ndryshuar dicka në lojën e skuadrës së tij në sulm me startin e fraksionit të dytë të lojës trajneri Biturku hodhi në fushë edhe Daniel Xhafajn. Në minutën e 50-të ishte pikërisht sulmuesi 37-vjecar ai që tentoi nga hyrja e zonës por goditja e tij u prit në pozicion nga Halilaj. Në të 55-tën Kukësi dyfishoi shifrat megjithatë goli I shënuar nga Malota u anullua nga anësori për një pozicion jashtë loje të Brahjas pasi ishte pikërisht qëndërmbrojtësi ai që pasoi për kolegun e tij të prapavijës. Gjithsesi pamjet filmike të përsëritura më pas lanë gjithëcka në dyshim. Me kalimin e minutave loja u spostua në gjysmëfushën e veriorëve. Brenda 60 sekondave Teuta pati dy mundësi të mira me Dostin e Nikën por asnjëri prej mesfushorëve nuk u tregua I saktë në goditje. Në të 81-tën djemtë e detit kishin rastin më të mirë për të barazuar por me portierin Halilaj të mposhtur ishte kapiteni I kuksianëve Rahman Hallaci ai që nuk lejoi prekjen e rrjetës pas goditjes me kokë të Jakupit. Deri në fund nuk ndodhi më asgjë përvec një rasti të humbur nga Xhafaj në të 93-tën. Përfundimisht 0-1 për Kukësin që kualifikohet në finale pas rezultatit të përgjithshëm 4-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat