Guardiola i sigurt te kualifikimi

Sporti

Guardiola i sigurt te kualifikimi

Më: 9 prill 2014 Në ora: 20:07

“Jam i sigurt se do të kualifikohemi në gjysmëfinale”. Me këtë fjali e nisi konferencën për shtyp përpara sfidës me Manchester United, trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola. Katalanasi duket i sigurt dhe vë bast për ekipin e tij edhe pse barazimi 1-1 i një jave më parë në “Old Trafford” e vë në dyshim kalimin e kampionëve të Europës në fazën gjysmëfinale.

“E di shumë mirë se si duhet të luajmë dhe çfarë duhet të bëjmë për të zhvilluar një ndeshje më të mirë se e para”.

Pika më e dobët e gjermanëve do të jetë mesfusha pas skualifikimit të Bastian Schweinsteiger e Javi Martinez dhe dëmtimit të Thiago Alcantara e Xherdan Shaqirit.

“Kam ende edhe dy apo tre dyshime në kokën time por kjo nuk na ndal aspak drejt objektivit që i kemi vendosur vetes për të fituar Champions League”.

Guardiola është i bindur se “Djajtë e kuq” do të zbresin në fushë me Wayne Rooney edhe pse bomber anglez mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi.

“Vendos bast një shishe birrë që ai do të luajë sepse është një nga lojtarët më të mirë të futbollit modern”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat