Moyes: Dua kualifikimin në "Allianz Arena"

Sporti

Moyes: Dua kualifikimin në "Allianz Arena"

Më: 9 prill 2014 Në ora: 20:06

Në “Old Trafford” djemtë e tij hodhën poshtë parashikimet, duke shmangur disfatën ndaj skuadrës që po dominon skenën europiane. Por David Moyes nuk tërhiqet, synon kualifikimin brenda në “Allianz Arena”.

“Mezi pres të nisë ndeshja, është një sfidë ku kemi mundësi tona për t’u kualifikuar. Do të bëjmë gjithçka mundemi për të arritur deri në finale. Djemve të mi u them që duhet ta kontrollojnë më shumë topin, krahasuar me takimin e parë. Kundërshtarët tanë janë të një niveli shumë të lartë, por unë pres një ndeshje edhe më të mirë se ajo e zhvilluar në “Old Trafford”. Unë besoj se mund t’ia dalim.”

Champions League është shansi i fundit për Manchester United për të shmangur një sezon të dështuar, pasi në Premier League, “Djajtë e kuq” do ta kenë shumë të vështirë madje të arrijnë vendin e katërt.

“Po bëjmë mirë në këtë kompeticion dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Rooney? Do të bëjmë gjithçka për ta patur në dispozicion. Është gati të bëjë një injeksion që të mund të luajë. Wayne ka karakter të fortë dhe dëshiron të luajë me çdo kusht.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat