Morina: Na dëmtoi arbitri. Krasniqi: Gjithçka e hapur

Sporti

Morina: Na dëmtoi arbitri. Krasniqi: Gjithçka e hapur

Më: 9 prill 2014 Në ora: 20:06

Trajneri i Dritës, Arbnor Morina, u shfaq mjaft i irrituar me gjykimin në përfundim të 90 minutave të para më Feronikelin në gjyëmsfinale të Digitalb Kupa e Kosovës , duke pretenduar se skuadrës së tij i është mohuar një 11-metërsh i pastër. Sipas tij niveli i shfaqur nga të dyja skuadrat ishte i lartë, por gjykimi la për të dëshiruar.

Arbnor Morina: Nuk jemi aspak të kënaqur me rezultatin 0-0. U dëmtuam shumë nga arbitri, i cili nga mohoi një 11-metërsh. Mnedoj se arbitrat nuk janë në nivelin e duhur për të drejtuar këto ndeshje

Disi më i qetë, por gjithsesi me pretendime, trajneri i Feronikelit, Ramiz Krasniqi, kujtoi se në një ndeshje të tillë nuk është e nevojshme të ketë kaq shumë presion.

Ramiz Krasniqi: Gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit ku do të japim maksimumin për ta fituar. Loja mes lojtarëve do të jetë korrekte dhe nuk do të ketë nevojë për presione. Kartoni i kuq i Qorrit e detyrojë skuadrën të luante në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat