Chelsea humb Hazardin

Sporti

Chelsea humb Hazardin

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:56

Eden Hazard pritet të mungojë për dy deri në tri javë për shkak të lëndimit që pësoi në pjesën e parë të fitores së madhe të Chelseas ndaj Paris Saint-Germain.

Në disavantazh 3:1 nga ndeshja e parë çerekfinale, gjiganti londinez mbeti pa mesfushorin belg i cili u ankua në dhimbje në kofshë dhe u zëvendësua pas vetëm 18 minutash lojë në Stamford Bridge.

Hazard u largua nga fusha së bashku me duartrokitjet e publikut, kurse në ngushëllim i doli edhe trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc i cili shkoi për ta përshëndetur.

Hazard është objektiv afatgjatë i PSG-së dhe veprimi i Blancut nga shumëkush shihet edhe si një tentim i vogël për të fituar përkrahjen e tij.

Megjithatë, Chelsea që fitoi 2:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, nuk do të llogarit në Hazardin për dy-tri javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat