Edi Rama përgëzon Erkand Qerimaj dhe Daniel Godellin

Sporti

Edi Rama përgëzon Erkand Qerimaj dhe Daniel Godellin

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:50

Suksesi kuqezi në evropianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tel Aviv, tërheq edhe vëmendjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Numri 1 i ekzekutivit zgjedh rrjetet sociale për të përgëzuar djemtë e shtangës, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli të cilët garuan me njëri tjetrin për majën e Europës në sportin e shtangës.

“Erkand Qerimaj ne catine e Europes! Talenti dhe sakrificat u shperblyen me medalje ari. Perulje me respekt per kampionin tone”, shkruan kryeministri në postimin e parë të bërë në Facebook, ndërsa pak momente më vonë shton: “Respekt te thelle edhe per argjendin kuptimplote te Daniel Godellit! Koha per te bere me shume per peshengritjen dhe talentet ne kete sport”. Ky është sinjali i parë që vjen nga selia e kryeministrisë për sportin e peshëngritjes që po vuan harresën e institucioneve shtetërore prej shumë vitesh. Pak ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla premtoi rifomatim të formulës së financimit të sporteve elitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat